Bota

Britania e Madhe rihap ambasadën në Kiev

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kiev do të rihapet javën e ardhshme, tha kryeministri Boris Johnson në një konferencë shtypi.

Johnsoni tha se “qëndrueshmëria dhe suksesi i jashtëzakonshëm” i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe popullit në rezistencën ndaj forcave ruse do të thotë se Mbretëria e Bashkuar është në gjendje të ndërmarrë këtë hap për të rihapur ambasadën.

Lexo më shumë  E majta kryeson në zgjedhjet në Suedi teksa numërimi i votave vazhdon

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët nuk e shikojnë pasivisht vazhdimin e sulmit të Rusisë dhe se do të dërgonte më shumë artileri për forcat ukrainase dhe konfirmoi se ambasada e qeverisë britanike do të rihapet në kryeqytetin ukrainas muajin e ardhshëm.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë nuk do të shikojnë pasivisht vazhdimin e sulmit të Vladimir Putinit ku do dërgojmë më shumë artileri”, tha ai.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor

Njoftimi i zotit Johnson vjen një ditë pasi Spanja tha se do të rihapë ambasadën e saj në Kiev.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *