Bota

Britania e Madhe njofton sanksione të reja ndaj Rusisë

Britania ka njoftuar një sërë sanksionesh të reja për aviacionin, duke i dhënë qeverisë pushtetin për të ndaluar çdo avion rus në territorin britanik.

Duke bërë njoftimin, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha:

Sanksionet do t’i mundësojnë Mbretërisë së Bashkuar të bëjë sa vijon:

“Ndalimi i avionëve rusë që u përkasin individëve dhe subjekteve të përcaktuara nga regjistri i Britanisë. Ndalimi i eksportit të mallrave dhe teknologjisë që lidhen me aviacionin dhe hapësirën, përfshirë asistencën teknike. Ndalimi i mëtejshëm i kompanive në Britani që ofrojnë shërbime sigurimi dhe risigurimi në lidhje me këto mallra dhe teknologji”, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss.

Kjo vjen pasi ministri i Transportit në Britani, Grant Shapps, tha mbrëmë se e kishte bërë vepër penale hyrjen e çdo avioni rus në hapësirën ajrore Britanisë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *