BotaKryesore

Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur transportin detar.

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka deklaruar se “sapo të lejojnë kushtet”, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të nisin një mision ushtarak rreptësisht mbrojtës për të “mbrojtur lirinë e lundrimit” në Ngushticën e Hormuzit.

Starmer thotë se misioni mbrojtës do të punojë për pastrimin e minave dhe mbrojtjen e anijeve në zonën e Ngushticës së Hormuzit, raporton skynews.

Lexo më shumë  Kosova përballë 111 reformave për të siguruar mbi 882 milionë euro nga BE-ja

Ai gjithashtu i bashkohet qëndrimit të presidenti francez, Emmanuel Macron, duke thënë se “e gjithë bota duhet të shohë një zgjidhje këtu”.

Rihapja e kësaj rruge ujore jetike duhet të bazohet në “një propozim të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm”, thotë ai.

Starmer shton se “Rihapja e ngushticës është një domosdoshmëri globale dhe një përgjegjësi globale. Ne duhet të veprojmë për të rikthyer rrjedhën e lirë të energjisë dhe tregtisë botërore, për të ulur çmimet për qytetarët që punojnë. Qytetarët tanë duhet të shohin rikthimin e paqes dhe stabilitetit dhe ne do të japim kontributin tonë të plotë”.

Lexo më shumë  Trump: ShBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

Ndryshe, Irani dhe SHBA-ja kanë konfirmuar se është hapur përkohësisht Ngushtica e Hormuzit.

YouTube player