BallinaBota

Britania e Madhe e miratoi, Agjencia Europiane e Barnave bën deklaratën befasuese: Nuk ka vendim për autorizimin e vaksinës AstraZeneca, kërkohen informacione shtesë

Pasi Britania e Madhe miratoi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania AstraZeneca, ka ardhur edhe deklarata befasuese nga Agjencia Europiane e Barnave.

Sipas kësaj agjencie, vaksina e AstraZeneca-s nuk e ka marrë zyrtarizimin për shpërndarje dhe përdorim në Bashkimin Europian, ndërsa mendohet se kjo nuk do të ndodhë as në muajin janar, pasi kërkohen disa informacione shtesë për ta autorizuar.

“Konsiderohen të nevojshme informacione shtesë shkencore për çështje që lidhen me cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, për të rritur ashpërsinë e kërkuar për një autorizim të kushtëzuar të marketingut dhe kjo është kërkuar nga kompania,” tha EMA në një deklaratë.

EMA është e ngarkuar me mbikëqyrjen e autorizimit të vaksinave para se të shpërndahen në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa deri më tani ka miratuar vetëm vaksinën e Pfizer. Në 6 janar EMA pritet të autorizojë edhe përdorimin e vaksinës së prodhuar nga kompania Moderna.

Lexo më shumë  SHBA-ja e pezullon furnizimin e Izraelit me bomba, shkaku i Rafahut
YouTube player