Bota

Britania dhe SHBA-ja shpallin sanksione ndaj Iranit

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë sanksionuar kompanitë iraniane të përfshira në prodhimin e dronëve dhe raketave.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit dhe Marina e Gardës Revolucionare Islamike janë midis 13 emërimeve të reja nën regjimin e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

U përfshinë disa organizata ushtarake iraniane, individë dhe entitete të lidhura me industrinë e dronëve dhe raketave balistike, raporton skynews.

Lexo më shumë  Britania godet Rusinë me valë të re sanksionesh, në listë 6 banka dhe “flota në hije” e naftës

HBA tha se masat e saj synonin 16 individë dhe dy entitete që mundësonin prodhimin e UAV-ve të Iranit, duke përfshirë motorët që fuqizojnë dronët Shahed të Iranit.

Thesari amerikan tha se po caktonte pesë kompani që ofrojnë materiale përbërëse për prodhimin e çelikut për kompaninë iraniane, Khuzestan Steel ose blerjen e produkteve të gatshme të çelikut të KSC.

Gjithashtu në shënjestër të SHBA-së ishin tre degë të prodhuesit iranian të automjeteve, Bahman Group, për të cilin tha se kishte mbështetur materialisht Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Lexo më shumë  Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

Ndryshe, Irani ka sulmuar me dronë dhe raketa të fuqishme gjatë ditës së shtune shtetin Izraelit.

Rruga Press

YouTube player