Bota

Britani/ Shkurtohen fondet për vendet e varfra, shtohen shpenzimet ushtarake

Vendimi i qeverisë britanike për të reduktuar ndihmën për vendet e varfra ka hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë vendit. Qeveria e Boris Johnson vendosi të reduktojë me 0.2% të PBB buxhetin vjetor të ndihmës. Ky i fundit ishte fiksuar në 0.7% të PBB që prej vitit 2015 dhe do të ulet në 0.5% për një periudhë të pacaktuar. Diferenca në përqindje është plot 4 milionë paund.

OJQ britanike “Global Justice Now” tha se deputetët që votuan pro shkurtimeve në vendet më të varfra “i kanë duart me gjak” sepse kjo ulje e ndihmës do t’u kushtojë jetën qindra e mijëra njerëzve.

Ulja e kësaj ndihme, që shkon paralel me rritjen e shpenzimeve ushtarake, ka sjellë edhe reagimin e kishës katolike dhe anglikane, 180 OJQ-ve dhe ish-kryeministrave britanikë Theresa May, David Cameron, Gordon Brown, Tony Blair dhe John Major, raporton Avvenire.

Lexo më shumë  Ukraina reformon mobilizimin për luftë, synon t’i rekrutojë të rinjtë

Vendimi i Johnson po shihet masivisht si shkelje e angazhimit të marrë në manifestin zgjedhor dhe një hap që dobëson imazhin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe, që lideri i konservatorëve synonte ta forconte me Brexit.

“Kjo është një zgjedhje e gabuar moralisht dhe politikisht e padrejtë që mban shenjën e një Anglie të vogël dhe jo të një Britanie të Madhe”, tha ish-kryeministri John Major.

Shkurtimet në ndihmën ndaj vendeve të varfra u kundërshtuan nga laburistët, liberal demokratët dhe nacionalistët skocezë, por edhe nga 25 deputetë konservatorë që nuk iu bindën Johnson-it.

Para këtij shkurtimi, Britania renditej e dyta pas Gjermanisë ndër vendet e G7-s për kontributin më të madh.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

Fondi britanik mbështet qindra projekte të ndryshme në të gjithë botën. Shifrat e qeverisë britanike për vitin 2019, të cilave u referohet BBC, tregojnë se Pakistani ishte përfituesi kryesor i ndihmës, i ndjekur nga Etiopia, Afganistani, Jemeni, Nigeria, Bangladeshi dhe Siria.

“Zhvendosja” e fondeve nga ndihma për vendet e varfra te shpenzimet ushtarake nuk është e rastit. Gjatë vitit të kaluar, në rang botëror, pavarësisht pandemisë, shpenzimet ushtarake u rritën me 51 miliardë dollarë, një shifër gjashtë herë e gjysmë më e lartë se fondi i përgjithshëm i kërkuar nga Kombet e Bashkuara për të luftuar urinë në rritje në të gjithë botën. Konfliktet e vazhdueshme çuan gjithashtu në një rekord prej 48 milionë personash të zhvendosur brenda vendeve të tyre në fund të vitit 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *