Lajme

Brenda korrikut miratohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë. A është edhe kjo një tjetër mashtrim nga pozita dhe qeveria Rama?

Brenda kësaj legjislature parlamenti i Shqipërisë do të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga mazhoranca, e cila lajmëroi se rezoluta paraprakisht do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, pasi opozita ka propozuar dy rezoluta, një nga kryetari i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe tjetra nga deputet mbështetës të Sali Berishës.

Futja ne rend të ditës shkaktoi debate mes Lindida Nikolles dhe Enkeled Alibeajt.

Ky i fundit tha se kjo rezolute duhet të ishte miratuar ne baze te procedurës më 27 qershor, ndërsa tani është futur në rend dite pa u diskutuar më parë në Konferencë Kryetaresh, gjë që u mohua nga kryetarja e kuvendit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Duhet të kujtojmë që pozita nuk e ka votuar rezolutën e propozuar më herët për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë. Edhe pse kjo e fundit njihet edhe nga OKB-ja si e tillë. Një rezolutë e re u propozua dhe u votua në Parlamentin e Shqipërisë, por kjo rezolutë erdhi me një element shtesë, faktin që rezoluta nuk e përmend aspak shtetin serb si kryes të gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta e votuar në parlament dënoi një gjenocid pa autorësi.

A janë këto gënjeshtrat e radhës të pozitës dhe qeverisë? Dhe a do ta lejojë miku i tij Vuçiç që Shqipëria të miratojë një rezolutë ku e shpall atë vetë kriminel, si pjesë e regjimit të Millosheviçit, apo do të dënohet edhe në këtë rast krimi i luftës ku ka viktima, por nuk ka kriminelë?

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Në fund të fundit Kryeministeri Rama nuk heq dorë nga projekti Open Ballkan i cili i jep përparësi ekonomike, tregtare vetëm Serbisë dhe shtrin akoma më shumë ndikimin e saj në Ballkan. Dënimi i shtetit serb me anë të një rezolute në Parlament do hapte probleme të mëdha në raportin Vuçiç-Rama dhe në projektin serb Open Ballkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *