Bota

Bosnja do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë ka caktuar 2 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, pavarësisht se politikanët kanë dështuar që të pajtohen për reformën zgjedhore dhe për buxhetin e vitit 2022, që do të duhet të financojë mbajtjen e zgjedhjeve.

Komisioni tha më 4 maj se gjashtë nga shtatë anëtarët e tij kanë votuar në favor të caktimit të 2 tetorit për mbajtjen e zgjedhjeve, ku do të zgjidhen anëtarët kroatë, serbë dhe bosnjakë të presidencës trepalëshe, deputetët e parlamentit në Federatën Bosnjako-kroate, ata në entitetin e Republikës Srpska si dhe liderët e dhjetë kantoneve.

Lexo më shumë  Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Nacionalistët kroatë kanë kërkuar reforma në ligjin zgjedhor, me qëllim që të rrisin përfaqësimin e tyre, pasi për vite me radhë janë ankuar se ata nuk kanë entitetin e tyre brenda shtetit.

Anëtari kroat i presidencës trepalëshe të Bosnjës është zgjedhur në dy palë zgjedhjet e kaluara në bazë të votave të shumicës boshnjake, pa mbështetjen e partisë më të madhe etnike kroate, Bashkimit Demokratik të Bosnjës, ose liderit të saj, Dragan Çoviq.

Boshnjakët iu kanë rezituar thirrjeve për formimin e një qarkut me shumicë kroate, duke shtyrë Çoviqin dhe partinë e tij që të ndërpresë bashkëpunimin me homologët e tyre bosnjakë në shumë forume.

Lexo më shumë  Britania e Madhe i kërkon Koresë së Veriut të ndalojë “provokimet” pas lëshimeve të raketave balistike

Në muajt e fundit është rritur frika se Bosnja mund të shpërbëhet, shtet ky që qeveriset në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit të arritur më 1995, që e ndan shtetin në Federatën Boshnjake dhe Kroate dhe në entitetin me shumicë serbe.

Serbët e Bosnjës kanë kërcënuar me ndarje, ndërkaq kroatët kanë thënë se do të bojkotojnë zgjedhjet nëse nuk realizohet reforma zgjedhore, e cila adreson ankesat e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *