Bota

Papa kritikon patriarkun rus: Mos u bëni “djaloshi i altarit të Putinit”

Papa Françesku paralajmëroi udhëheqësin e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, të mos bëhet “djaloshi i altarit të Putinit”, tha ai në një intervistë këtë javë.

Në fjalët e tij më të forta deri më tani kundër Patriarkut pro-luftës, Françesku gjithashtu kritikoi Kirillin për “miratimin e arsyeve të deklaruara të Rusisë për pushtimin e Ukrainës”, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

“Kam folur me të për 40 minuta përmes Zoom”, tha Papa për të përditshmen italiane Corriere della Sera në një intervistë të botuar të martën. “Në 20 minutat e para më lexoi, të gjitha arsyetimet për luftën”.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

“E dëgjova dhe i thashë: Nuk kuptoj asgjë rreth këtyre”, ka thënë Papa, “Vëlla, ne nuk jemi klerikë të shtetit, nuk mund të përdorim gjuhën e politikës, por atë të Jezusit”.

“Patriarku nuk mund të shndërrohet në djaloshin e altarit të Putinit”, citohet t’i ketë thënë më tej Papa.

Në mars, Patriarku Kirill tha se konflikti ishte një zgjatje e një përplasjeje themelore kulturore midis botës së gjerë ruse dhe vlerave liberale perëndimore.

Lexo më shumë  Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Ekspertët thonë se komentet e Kirill ofrojnë njohuri të rëndësishme në “vizionin më të madh shpirtëror të Putinit për një kthim në një Perandori Ruse”, në të cilën feja ortodokse luan një rol kryesor.

Por qëndrimi i ashpër i patriarkut rus po i kushton atij ndjekës.

Në mars, kisha ortodokse ruse në Amsterdam njoftoi se po ndërpret lidhjet me udhëheqësin, duke iu bashkuar një numri në rritje priftërinjsh dhe kishash që po braktisin Moskën për shkak të luftës në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *