Bota

Borrell mbështetje Ukrainës: Jo planit kinez, nuk është momenti për bisedime

Lufta e Rusisë në Ukrainë bashkoi Perëndimin dhe BE nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Kryediplomati evropian foli për Euronews në eventin State of the Union, i mbajtur në Firence të Italisë. Ai tha se detyra kryesore do të jetë arritja e paqes në Ukrainë vitin e ardhshëm, por theksoi se nuk është ende koha për bisedime.

“Ky nuk është momenti i duhur për dialog diplomatik për paqen. Është momenti për mbështetje ushtarake. Këtë e them si diplomat, por edhe si ministër i Mbrojtjes i BE-së, pasi kaloj shumë kohë duke folur për armët”, tha Borrell.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Këtë javë Unioni njoftoi një plan për të shpenzuar 500 milionë euro municione për Ukrainën dhe një pjesë e parave vjen nga fondet e BE të zhvillimit. Nëse Perëndimi ndërpret mbështetjen për Ukrainën, trupat ruse do të arrijnë në kufirin polak.

“Nëse nuk e mbështesim, Ukraina bie brenda pak ditësh. Po, unë do të doja t’i shpenzoja këto para për rritjen e mirëqenies së njerëzve, për spitalet, shkollat dhe qytetet, por nuk kemi rrugë tjetër”, vijoi Borrell.

Shef i diplomacisë evropiane mirëpriti faktin që Kina nuk po i dërgon armë Rusisë, por sipas tij, plani i Pekinit për paqen nuk është serioz.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

“E vetmja gjë që mund të konsiderohet plan paqeje është propozimi i Zelenskyt. Plani kinez nuk është një plan paqeje, por një paketë konsideratash të dëshirueshme. I vetmi plan është ai i propozuar nga ukrainasit, por që nuk do të pranohet nga rusët”, tha Borrell.

Sipas Borrell, Evropa duhet të jetë e bashkuar për t’u mbijetuar ndryshimeve në arenën ndërkombëtare. Për këtë është jetike eliminimi i sistemit të votimit unanim në nivelin e politikës së jashtme, që u mundëson vendeve të vendosin veton.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *