Borrell dhe arti i sekserit
Nga Erald Korra
Takimi i datës 21 nëntor midis kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e z. Borrell pati për qëllim të shkarkonte përgjegjësinë e dështimit të marrëveshjes tek Albin Kurti.
Duket dëshpëruese strategjia djallëzore për të tjerrur dhe devijuar dialogun me gjetka të përpunuara ku mënjanohen premisat historike që vetë atë e nxitën dhe adresimin e tij drejt obiektivit final. Atë të sovranitetit të plotë të Kosovës dhe normalizimin e relatave midis dy shteteve.
Pozicioni i Kosovës, i qartë dhe transparent, ishte plotësisht koherent me programin e qeverisjes aktuale shprehi e zgjedhjeve plebishitare të 14 shkurtit. Tendenca për të deklasuar çështjen e targave thjesht si një premtim elektoral o një çështje “teneqesh” e sakrifikueshme nga Qeveria e Kosovës për të mirën e dialogut, në dëm të marrëveshjes është një gabim mjaft i rëndë. Dhe kush e përkrah, ende nuk i është i qartë rrugëtimi, presioni dhe përgjegjësia emocionale ndaj sovranit të vetëm në gjëndje të vendosi për çdo kompromis, popullit të Kosovës.
Megjithatë, ja vlejti të humbisnim edhe një ditë më shumë, sepse u ftjelluam nga analogjitë e ngjashme që mbartin dy aktorët e tjerë midis tyre ndaj Kurtit.
Z. Borrell në të kundërt të Albin Kurtit nuk e ndjen peshën dhe përgjegjësinë e koherencës për ata që përfaqëson. Ai nuk e ka problem t’a rikonsiderojë 180°, si, dhe kur e sheh ai të arsyeshme inisiativën Franko-Gjermane. E bekuar nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano si propozim i Bashkimit Evropian, gjë që nuk është për t’u nënvlerësuar për një herë që janë të gjithë dakord, ajo është diametralisht në kundërshti me çka propozoi z. Borrell me datë 21 nëntor.
Nga ana tjetër, Vuçiç nuk e ndjen përgjegjësinë e sovranitetit ndaj kujt e ka zgjedhur. Si Putini, Erdogani, Lukashenko, Edi Rama dhe autokratët e tjerë, ka zgjedhur Veten për sovran. Nuk duhet t’i japi askujt llogari, sepse konsultimet elektorale i ka për sport (ose formalitet).
Por, nëse Vuçiç zgjedhjen e tij midis Lindjes dhe Perëndimit e ka bërë me kohë dhe përfaqëson ekstremizmin më të shëmtuar ultràs serb, atëherë ju z. Borrell kë përfaqësoni?
Meqë nuk keni konsiderate as për ata që përfaqësoni, atëherë ne emër të kujt n’a kërkoni t’a thyejmë besën midis nesh?
Nënkuptojmë që ju z. Borrell me patentën e Ndërmjetësuesit doni të veproni si sekser me qëllime të tjetërsuara nga mandati që ju është besuar. Nuk keni as qëllimet, objektivin dhe artikulimin gjithëpërfshirës e trumbetuar deri tani nga Istitucionet që ju duhet të përfaqësoni. Doni të dukeni përafërsisht në mënyrë mjerane asnjëanës. Por është i lexueshëm denigrimi juaj ndaj Albin Kurtit gjoja përfaqësues i ekstremizmit shqiptar, dhe pjesës tjetër të Kosovës “paqedashëse” dhe “stabilizuese” që Hashimi aq mirë e përfaqësonte një herë e një kohë, aq i ngjashëm me atë të Edivinit sot në Shqipëri. Dallim i domosdoshëm, për të fajsuar më pas Albinin kundër Serbisë e viktimizuar nga papërgjegjshmëria desatbilizuese shqiptare në Veri të Kosovës. Këtë e konfirmoi vetë Presidenti Serb kur u shpreh pesimist ndaj takimit “sepse Albini është ekstremist në pozicionet e veta”.
E kuptoj z. Borrell që në një realitet ku asnjëri nuk mban fjalën, ju i pari, Vuçiç që shitet si pro-perëndimor dhe paqedashës, madje dhe vetë Bashkimi Evropian që nuk e mban fjalën me liberalizimin e vizave ndaj Kosovës, një si Albini në skenën e politikës Evropjane ju duket si eksremist!
Nuk ka të bëjë me politikën z. Borrell, sëpari kjo është çështje NDERI.
KOSOVA prandaj ja dha besën!
Shpresoni gabimisht, duke bërë analogjitë me përfaqësuesit e tjerë shqiptarë përreth, se po përqëndruat presionin tek individi do t’na thyeni të gjithë. Dhe kur them të gjithë, them të gjithë! Gjithë shqiptarët e trevave, jo vetëm ata në Kosovë.
Kjo është Risia e Madhe; shqiptarët mbas një shekulli më në fund bëjnë POLITIKE.
Të vetëdijshëm që fqinjin nuk e zgjedh dot, dhe as ndërmjetësin, si në këtë rast, shqiptarët me anë të Kryeministrit të Kosovës i’u përgjigjën me 21 nënëtor me një JO korale propozimeve farsë që sponsorizuat, dhe që vënë në diskutim egzistencën tonë, në veçanti atë të Kosovës.
Kosova kurrë nuk do jetë Palestina e Ballkanit, nuk do trajtohet kurrë si monedhë shkëmbimi o për resto gjeopolitike në tregun e influencave dhe superfuqive botërore. Aq më shumë nuk do jetë kopjativi i Bosnjes ku Vuçiç të lozi me Luftën në emër të Paqes midis Evropës dhe Rusisë. Iku koha kur sekserët e huaj relacionoheshin me politikanët-tregtarë të pacipë shqiptarë që çfarë nuk e plaçkisnin dot nga pasuritë Kombëtare e përdornin si plaçkë për fqinjët.
Ishit mësuar keq !
Ju z. Borrell si Perfaqësues i Lartë i BE mund të jeni edhe një mesatare e pranueshme përfaqësimi i shteteve si ai i juaji që mohojnë egzistencën e shtetit të Kosovës; o të shteteve që nuk pranojnë liberalizimin e vizave për KS; ose më keq akoma e atyre shteteve që e konsiderojnë KS koloni ekonomike të Serbisë; duhet të jeni të ndërgjegjshëm ama që sado i lartë të jeni, nuk do jeni kurrë aq i lartë sa ta mohoni qenësinë e saj.
Kosova është dhe do mbetet djepi patriotizmit dhe krenarisë shqiptare!
Përkundrazi jeni i shkurtër, më i shkurtër se sa ç’mendoni…
Jeni burokrati i dobishëm në karrigen e duhur, pak si bashkë-konferencieri tjetër i shumë negociatave z. Lajçak. Veproni si leva te zgjatuara të shovinizmit antishqiptar.
Historikisht kemi vujatur në shpatullat tona influencën e ndërkombëtarëve, e dimë shumë mirë që e keqja nuk na ka ardhur asnjë herë rastësisht.
Si ju dhe z. Lajçak jeni shtetas të dy vendeve që nuk njihni Kosovën. Si Ministër i Jashtëm i Spanjës keni lobuar aktivisht dhe me sukses tek ish-kolonitë Spanjolle të Amerikës së Jugut për mos-njohjen e Kosovës. Rastin tuaj matematika e probabilitetit mund edhe ta pranojë si rastësi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet në rastin e z. Lajçak, është shumë e vështirë të besohet…
Me gjithë serbatorin e zyrtarëve që ka Bashkimi Evropian u zgjodh z. Lajçak që është laureuar në Institutin MGIMO të Ministrisë së Jashtme Ruse.
Nevojitet një artikull tjetër për gjithë deklaratat herë të holla herë trashanike tuaja dhe z. Lajçak për të kuptuar një herë e mirë se nga anoni.
Jemi aq të vetëdijshëm për këtë që po jua themi troç dhe qartë që mos të keqkuptoheni.
Realisht ne nuk e kemi trataktivën me Serbinë ku ju personifikoni figurën e ndërmjetësit.
Ne trataktivat e vërteta i kemi me JU, dhe ata që realisht përfaqësoni dhe që propaganduan planin e Ahtisarit! Kumbarët dhe planifikuesit e hershëm e destabilizimit në Ballkan.
Me rezistencën ndaj Serbisë, ne shqiptarët pohojmë egzistencën dhe rrojtjen tonë nga intrigat ku fuqitë e errëta tok me ju janë palë.
Më besoni, dhe më kushton ta them, gati-gati ndjejmë nostalgjinë e Mogherinit.
E vërtetë ne jemi të vegjël, shumë të vegjël t’a spastrojmë BE-në njëherë e gjithmonë nga politikantët si ju, mbase nuk e kemi edhe mundësinë t’a çlirojmë akoma Serbinë nga Vuçiçi, por ju siguroj që Veriu i KS do ç’Milloshivizohet një herë e gjithmonë nga formacionet paraushtarake dhe kriminelët që po e plaçkisin dita ditës.
Rezistenca vijon…
Rruga Press