BallinaLajme

Bora zbardh Korçën, rreshje të dendura në Dardhë dhe Voskopojë

Rreshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës në Korçë si dhe Qafën e Qarrit.

Rreshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia nga km 8-16  varion  nga 15-20 cm, raporton Ora News.


Sipas zyrtarëve lokaë të rrugëve, akset janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Është punuar për pastrimin e tyre me dy borëpastruese në Dardhë, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit.

Në Dardhë rreshjet vazhdojnë edhe në këto momente por me intensitet më të ulët.

Rruga Press

YouTube player