Bora zbardh Korçën, rreshje të dendura në Dardhë dhe Voskopojë

Rreshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës në Korçë si dhe Qafën e Qarrit.
Rreshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia nga km 8-16 varion nga 15-20 cm, raporton Ora News.
Sipas zyrtarëve lokaë të rrugëve, akset janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.
Është punuar për pastrimin e tyre me dy borëpastruese në Dardhë, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit.
Në Dardhë rreshjet vazhdojnë edhe në këto momente por me intensitet më të ulët.


Rruga Press