Bota

Bombardimi i spitalit në Ukrainë nxit SHBA-në për të bërë më shumë që ta ndalojë Rusinë

Presioni po rritet për administratën e Bidenit dhe aleatët e tij evropianë për të justifikuar nëse po bëjnë mjaftueshëm për të ndaluar mizoritë që po i shkaktohen njerëzve të Ukrainës, teksa pamje të tmerrshme kanë dalë të mërkurën nga bombardimet ruse mbi spitalin e maternitetit dhe spitalit të fëmijëve në Mariupol, raporton CNN.

Lexo më shumë  “Dhunë e kërcënime”, Serbia fundoset në Indeksin e Lirisë së Shtypit, më e dobëta në Ballkanin Perëndimor

Fotografitë e grave shtatzëna pas bombardimit me rrobat me gjak ishin imazhe që do ta ngritnin vetëdijen e njerëzve në botë, që shohin liderët e tyre tek përpiqen t’i përgjigjen presidentit rus Vladimir Putin.

Ajo çfarë kombet demokratike në botë po dëshirojnë të bëjnë përballë viktimave në Ukrainë dhe miliona refugjatëve është pyetja shqetësuese me të cilën po përballet SHBA-ja dhe aleatët.

Lexo më shumë  Kallas: Evropa nuk duhet të poshtërojë veten duke kërkuar negociata me Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *