Bota

Bombardime dhe luftë gjatë natës, SHBA-të janë të qarta për qëllimet e Rusisë në Ukrainë

Rusia po përgatitet të sajojë një arsye për të pushtuar Ukrainën dhe për të nisur një sulm në ditët në vijim, thonë  zyrtarët e SHBA pas luftimeve intensive gjatë natës në rajonet separatiste në lindje të vendit.

Të enjten presidenti, Joe Biden, tha se aksioni ushtarak mund të fillonte menjëherë, por theksoi se zgjidhja diplomatike është ende në tryezë.

Zyrtari i tij i lartë i politikës së jashtme renditi më vonë disa mënyra se si Moska mund të justifikonte një pushtim. Rusia tha se pretendimet ishin “të pabaza” dhe akuzoi SHBA-në për nxitje të tensioneve.

Lexo më shumë  Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë

Ajo ka mohuar vazhdimisht çdo plan për të pushtuar fqinjin e saj perëndimor. Moska këmbëngul se po i largon trupat nga kufiri ukrainas, por ky pretendim është kundërshtuar ashpër nga fuqitë perëndimore, shkruan BBC.

“Ne kemi arsye të besojmë se ata po përfshihen në një operacion të rremë për të pasur një justifikim për të hyrë në Ukrainë”, u  tha Biden gazetarëve.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Një flamur i rremë është një sulm i sajuar që një vend organizon kundër interesave të tij për të justifikuar një hakmarrje. Shtetet e Bashkuara kanë thënë prej javësh se një keq drejtim i tillë është pjesë e planeve të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *