Lajme

Blinkeni dënon sulmet ndaj KFOR-it, kërkon shtensionim të menjëhershëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar sulmet e huliganëve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në veri dhe ka kërkuar shtensionim të menjëhershëm të gjendjes.

Në një shkrim në Twitter gjatë orëve të para të së mërkurës, sipas kohës lokale në Kosovë, Blinkeni ka bërë thirrje që Kosova e Serbia t’i përkushtohen dialogut.

Lexo më shumë  Haxhiu takon drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, flasin për raportin e buxhetin e APK-së

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, dhe u kërkon palëve të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar gjendjen dhe t’i ripërkushtohen bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërsa qortimin e parë të Blinkenit, pas nisjes së tensionimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar “të padrejtë, të gabuar, lëndues dhe naiv”.

Lexo më shumë  Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *