Lajme

Presidenti i Kroacisë: Serbia duhet ta kuptojë dhe ta pranojë se Kosova është e pavarur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se këtë gjë duhet ta dijë edhe Serbia.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviqi.

Lexo më shumë  Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

Milanoviqi tha se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, pas pushtimit rus në Ukrainë, ishte i vetmi që u bëri thirrje vendeve evropiane që ta njohin Kosovën.

“Por është sikur po flisni me një mur. Disa vende nuk e njohën sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, në një rënie të imunitetit, mund të zbatohen ndaj vendeve të tyre”, tha  Milanoviqi, shkruan Dnevnik

Lexo më shumë  Qeveria ndan 3 milionë euro për mbulimin e Kartonit të Gjelbër për mërgatën gjatë verës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *