Blinken takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas
Në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Përmes një postimi në Twitter, Blinken bën me dije se në fokus të takimit kanë qenë diskutimet mbi ato që ai i cilëson si sulmet e neveritshme të Hamasit, kundër Izraelit.
Shefi i diplomacisë amerikane, bën me dije se i detajoi, Presidentit Abass koordinimin e SHBA-së me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.
“Pati rastin të takohej me Presidentin e Autoritetit Palestinez Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Detajova përpjekjet e SHBA-së për të koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, shkruan Blinken.
Autoriteti Kombëtar Palestinez është organi vetëqeverisës i përkohshëm i kontrolluar nga Fatahu, që ushtron kontroll të pjesshëm civil mbi Bregun Perëndimor “A” dhe “B”, por që nuk kontrollon Rripin e Gazës, ku që prej vitit 2007 ka ardhur në pushtet Hamasi.
Rruga Press