Bota

Blatter e Platini dërgohen në gjykim për mashtrim, rrezikojnë 5 vite burg

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, do të gjykohen nga 8 deri më 22 qershor në Zvicër për mashtrim në rastin e dyshimtë të pagesës të zbuluar në vitin 2015, njoftoi të martën Gjykata Penale Federale e Zvicrës.

Dy ish-udhëheqësit e futbollit botëror po ndiqen penalisht edhe për menaxhim të padrejtë, shkelje të besimit dhe falsifikim titujsh dhe mbeten të dyshuar se kanë “përfituar në mënyrë të paligjshme, në dëm të FIFA-s, një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (1,8 milionë euro) në favor të Michel Platini”, specifikon AFP , sipas juridiksionit me qendër në Bellinzona.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *