Lajme

Bislimi: Petkoviqi e ka humbur interesimin për dialog, as Serbia s’i beson më

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se kryenegociatori serb Petar Petkoviq, e ka humbur interesimin për të marrë pjesë në procesin e dialogut.

Sipas tij, deklarimet e zyrtarit serb se Kosova kishte refuzuar takimin trepalësh, janë të pavërteta.

“Në takimin trepalësh është dashur të diskutohet për përgatitjen e takimit në nivel të lartë mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës. Kam insistuar të mbahet ky takim por si duket nuk ka pasur interesim nga pala serbe që pastaj është kompensuar me një deklaratë të pavërtetë në media ku thuhet se Bislimi ka rezistuar. Mendoj se kjo do të demantohet edhe nga vet zyra e Lajçakut sepse e tërë deklarata e Petkoviqit është e pavërtetë”, ka deklaruar Bislimi në Bruksel.

Bislimi theksoi se Petkoviqit nuk i beson më as Serbia.

“Deklarimi i Petkoviqit është i pavërtetë dhe është në funksion të rritjes së besimit në të. Ai ka probleme serioze me besimin që Qeveria serbe ka në të, e këto deklarata po i përdor për rikuperim personal. Ka një rënie të dukshme të seriozitetit të tij në participimin në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Ai theksoi se konsultat e zhvilluara me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë pasur për qëllim finalizimin e marrëveshjes për energji, derisa tha se çdo gjë dukej mirë deri në momentin e fundit, “por siç duket palës në Bruksel i duhet edhe pak kohë për finalizim”.

“Konsultat nuk kanë pasur për qëllim sigurimin e takimit. Konsultat kanë pasur për qëllim finalizimin e marrëveshjes për energjinë dhe gjithçka dukej mirë deri në momentin e fundit, por siç duket palës në Bruksel i duhet edhe pak kohë për finalizim”.

Ndërkohë, për takimin me Komisionierin e Lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, Bislimi deklaroi për KTV-në se janë diskutuar një sërë temash, kryesisht që kanë të bëjnë me procesin e integrimit me BE-në.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

“Kemi pasur një sërë temash për diskutim që kanë të bëjnë me fushat me rëndësi në procesin e integrimit me BE-në. Janë edhe sfidat e energjisë, tash ne po presim aprovimin e strategjisë së energjisë elektrike për tetë vitet e ardhshme. Në këtë kontekst është me rëndësi të shihet se në ç’masë BE-ja mund të na mbështesë në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër. Folëm edhe për reformat e administratës publike dhe sfidat që jemi duke i pasur si dhe mundësinë që të marrim mbështetje teknike nga BE-ja. Për reformën në drejtësi gjegjësisht Vetingun dhe për Këshillin Prokurorial, ku po ashtu kemi edhe mbështetje nga BE-ja dhe opinione nga Komisioni i Venedikut dhe për projektet që duhet të përfshihen në IPA 3”, ka deklaruar Bislimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *