KryesoreLajme

Bislimi në Poloni, pjesëmarrës në panelin në temën për zgjerimin e BE-së

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Polonisë, Varshavës.

Bëhet e ditur se zëvendëskryeministri do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Shoqata e Studimeve të Politikave Trans-Europiane”( “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA), ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”, si dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin për Bashkim Evropian të Polonisë, Adam Szłapka, njofton Zyra për informim e Kryeministrit.

Lexo më shumë  Djali i ish-presidentit Biden reagon për Zvërnecin dhe Sazanin: Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player