KryesoreLajme

Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Armë dhe municion janë gjetur mëngjesin e sotëm në kulmin e një ndërtese në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, janë gjetur, kallash, tyta dhe shumë municion në kulmin e një ndërtese në veri të Mitrovicës.

Lexo më shumë  Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

Për informata më të detajuara, Elshani tha se do t’i japin sot përmes një komunikate.

YouTube player

Lexo më shumë  BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?