Lajme

Bislimi dhe Nika flasin për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Sot u zhvillua një takim mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, Faik Nika.

Përfaqësuesit e Këshillit e njoftuan zëvendëskryeministrin Bislimi për objektivat e punës së këtij këshilli dhe veprimtarinë e tyre në fushat të cilat janë me interes për shqiptarët.

“U fol dhe mbi thellimin e bashkëpunimit e rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor”, thuhet në njoftimin e ZKM-së .

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga këshilltari i tij, Ragmi Mustafi, ndërsa Kryetari Nika nga Daut Ceka.

Rruga Press

YouTube player