Lajme

Arbëreshët në alarm nga riorganizimi i sistemit shkollor italian

Komunat arbëreshe janë në alarm dhe shkak është bërë riorganizimi i sistemit shkollor italian, i cili do të prekë këto katunde gjatë vitit 2024-2025.

Ky akt i Autoritetit Rajonal të Kalabrisë nuk ka marrë në konsideratë praninë e pakicave gjuhësore dhe historike në territorin italian, të mbrojtura nga ligji 482/99 dhe të përfshira shprehimisht në nenin 1, paragrafi 557.

Në fakt, të gjitha institucionet arsimore në provincën e Kozencës që funksionojnë në një territor të pakicës gjuhësore arbëreshe (minoriteti arbëresh- shqiptaro-italian i pranishëm prej mbi 500 vjetësh në rajonet jugore) do të shfuqizohen ose do të shkrihen me institucione të tjera në zonat fqinje.

Lexo më shumë  Në familjen Gudaqi, Kurti nderon martirët dhe dëshmorët e Stagovës

Humbja e këtyre institucioneve kulturore, sigurisht që do të shkaktojë një shpërbërje të strukturës shoqërore dhe rrjedhimisht shpopullimin e zonave, e jo vetëm shpërbërje të sistemit arsimor, i cili gjithmonë ka garantuar arsimin dhe barazinë sociale, por edhe të një sistemi të tërë territorial.

Kjo përbën edhe rrezikun e humbjes së veçorive të papërsëritshme të këtyre komuniteteve dhe të një trashëgimie të çmuar historike, kulturore dhe gjuhësore të grumbulluar prej shekujsh ndër arbëreshët./ atsh /

Lexo më shumë  Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i ligjit dhe punësimi

Rruga Press

YouTube player