Lajme

BILANCI: 4 humbje jete dhe 346 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së

Janë kryer 2,317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 27 në Fier,  16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.

Janë 5,982 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Lexo më shumë  Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          346

Të shëruar në 24 orë       566

Të shtruar në spitale       156

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 2,317

Testime totale              1,411,627

Raste pozitive                202,641

Raste të shëruara          193,533

Raste Aktive                      5,982

Humbje jete                      3,126

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2993

Fier                 637

Gjirokastër     528

Shkodër          424

Durrës             348

Berat               269

Elbasan           254

Vlorë                208

Lezhë               149

Korçë               98

Kukës               45

Dibër                37

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *