Bota

Bideni: Rusia është futur në reçension ekonomik që do 15 vite të rikuperohet

Deri sa shprehu mbështetjen për Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se lufta në Ukrainë tashmë ka filluar t’i kushtojë Rusisë.

“Shikoni ndikimin që ka pasur lufta në Ukrainë tek Rusia. Ata janë futur në borxhe për herë të parë nga fillimi i pushtimit rus. Ata kanë humbje të mëdha, për të cilat duhet të kalojnë 15 vite që të rikuperohen dhe ta rimëkëmbin ekonominë. Ata do të kenë problem në prodhimin dhe transportimin e naftës. Gjithashtu kanë probleme me armë në kuptimin se po u mungon teknologjia në ushtri”, shtoi Biden gjatë Samitit të NATO-s në Madrid.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

“Ata po paguajnë një çmim shumë të lartë për këtë”, shtoi i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën.

“Ukraina tashmë ka arritur t’i shkaktojë probleme Rusisë: Rusia në fakt ka pësuar humbje. Është në një pozitë ku e tërë bota po e shikon dhe po thotë, ‘prit një minutë, u munduam ta marrim Kievin, dështuam, Donbasin dhe shumë tjera, por nuk ia arritëm akoma”, tha ndër tjera Bideni.

Lexo më shumë  Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë llogariten më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

Ai ka njoftuar edhe për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që sipas tij Shtetet e Bashkuara do t’ia dorëzojnë së shpejti ukrainasve dhe që kap vlerën e 800 milionë dollarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *