GjeopolitikëKryesore

Biden: Rusia të mos e kthejë furnizimin e Evropës me gaz në armë politike

Presidenti Joe Biden u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe diskutoi përpjekjet për të mos lejuar Rusinë që të manipulojë çështjen e furnizimit me gaz natyror të Evropës, për qëllime politike, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Zoti Biden, i cili ndodhet në Romë për një takim me udhëheqësit e grupit të 20-ës, nënvizoi se ishte e rëndësishme “të sigurohet që Rusia të mos manipulojë furnizimin me gaz natyror për qëllime të dëmshme politike”, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se zoti Biden dhe zonja Merkel gjithashtu diskutuan edhe për situatën në Afganistan.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Më herët të shtunën, të dhënat nga një operator gjerman të një gazsjellësi treguan se rrjedha e gazit natyror rus në Evropë ishte ndalur në një pjesë të tubacionit Yamal-Europe që sjell gaz në Gjermani nëpërmjet Polonisë.

Rusia dërgon gaz në Evropën Perëndimore me disa rrugë të ndryshme, duke përfshirë tubacionin Yamal-Europe, i cili ka një kapacitet vjetor deri në 33 miliardë metra kub.

Gazpromi rus tha të shtunën se kërkesat e konsumatorëve evropianë për gaz natyror po plotësoheshin.

Fluksi i eksportit të gazit rus po vëzhgohet nga afër në një kohë kur çmimet e gazit në Evropë po rriten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *