Biden: Covid-19 do të jetë me ne, por mund ta frenojmë
“Covid-19 do të jetë këtu përgjithmonë”, të paktën në formën e tij aktuale, tha presidenti amerikan Joe Biden. “Tani kemi kaq shumë mjete që mund të frenojnë Covid-in dhe mutacionet”, theksoi presidenti amerikan, i cili premtoi në prag të zgjedhjeve se do t’i jepte fund pandemisë.
“E ardhmja nuk do të jetë ajo që dimë sot, do të jetë më e mirë”, shtoi ai.
Qeveria e Biden është kritikuar për mungesën e testeve diagnostikuese në mes të valës së pestë për shkak të variantit Omicron. Shtetet e Bashkuara, vendi me numrin më të madh të viktimave në botë, regjistruan të hënën një numër rekord të infektuarish, përkatësisht 1 milion të infektuar në 24 orë.
Rruga Press