Bota

Biden: Covid-19 do të jetë me ne, por mund ta frenojmë

“Covid-19 do të jetë këtu përgjithmonë”, të paktën në formën e tij aktuale, tha presidenti amerikan Joe Biden.  “Tani kemi kaq shumë mjete që mund të frenojnë Covid-in dhe mutacionet”, theksoi presidenti amerikan, i cili premtoi në prag të zgjedhjeve se do t’i jepte fund pandemisë.

“E ardhmja nuk do të jetë ajo që dimë sot, do të jetë më e mirë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Zvicra “del” nga neutraliteti, paketë ndihme prej 4.4 miliardë paundsh për Ukrainën

Qeveria e Biden është kritikuar për mungesën e testeve diagnostikuese në mes të valës së pestë për shkak të variantit Omicron. Shtetet e Bashkuara, vendi me numrin më të madh të viktimave në botë, regjistruan të hënën një numër rekord të infektuarish, përkatësisht 1 milion të infektuar në 24 orë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *