Beti Njuma i drejtohet Erion Braçen pas votës për reformën territoriale: “Kishte shansin të hynte në histori, por zgjodhi rreshtimin”
Gazetarja Beti Njuma ka reaguar ashpër ndaj votës pro të deputetit socialist Erion Braçe për reformën territoriale, duke vënë në pikëpyetje arsyet që e çuan atë të ndryshonte qëndrim pas kundërshtimeve të mëparshme.
Në reagimin e saj, Njuma shprehet se prej 13 orësh pret një shpjegim nga Braçe për votën e tij, ndërsa ngre pikëpyetje nëse vendimi erdhi si pasojë e presionit politik, shantazhit apo besnikërisë ndaj partisë.
Ajo argumenton se deputeti kishte mundësinë të ruante qëndrimin e tij kundërshtues, duke fituar, sipas saj, respektin e qytetarëve që e kanë votuar dhe të atyre që e vlerësonin për qëndrimin ndaj reformës territoriale.
Njuma e kritikon Braçen për atë që e cilëson si hendek mes bindjeve të shprehura publikisht dhe veprimeve të tij, duke e krahasuar me Mariana Koçekun, të cilën e përmend si shembull të qëndresës.
Në përfundim, gazetarja e zgjeron kritikën ndaj mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës, duke e cilësuar nënshtrimin politik si një fenomen që, sipas saj, ka cenuar ndërgjegjen politike.
Reagimin e saj, Beti Njuma e mbyll me një shprehje të cilën ia atribuon ish-kryeministrit Fatos Nano, drejtuar Erion Braçes: “Ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe!”
Rruga Press

