Bota

Beteja në lindje të Ukrainës mund ta përcaktojë rezultatin e luftës

Njerëzit në lindje të Ukrainës e dinë se rusët do të rrisin ofensivën e tyre aty. Edhe qentë në rrugë duket se e dinë, dhe mund të dëgjohen duke lehur sa herë që ka një goditje të fortë nga artileritë në distancë, shkruan BBC të martën.

Qindra mijëra njerëz kanë ikur tashmë në perëndim të Ukrainës. Edhe një herë kolona të mëdha automjetesh ruse janë vërejtur nga sateliti – këtë herë duke u nisur drejt lindjes.

Në Donbas janë parë gjithashtu shenja se Ukraina ka sjellë më shumë pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë. Por jo në vëllimin e përforcimeve të Rusisë.

Shumë besojnë se kjo fazë tjetër e luftës në lindje mund të vendosë rezultatin e këtij konflikti. Shumë presin gjithashtu që ajo të jetë e përgjakshme.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Artileria e Ukrainës deri tash po tregohet mjaft e efektshme. Ajo ka njësi të vogla mobile që lëvizin në moment. Teksa rusët kanë ushtri më të madhe, forcat ukrainase mbështeten në mbrojtje dhe lëvizshmëri të përgatitur mirë.

Volodymyri, një ushtar ukrainas, ka thënë se atyre u duhej të ndryshonin pozicionet vazhdimisht për të shmangur shënjestrimin.

“Nëse qëndrojmë në një pozicion për shumë ditë, atëherë bëhemi shënjestër”, ka thënë ai.

Ukraina ka gjithashtu një problem tjetër për të luftuar – armikun brenda. Në qytetin Kramatorsk BBC shkoi në një patrullë policie në kërkim të diversantëve rusë.

Aty ka më shumë ndjenja pro-ruse sesa pjesë të tjera të Ukrainës. Policia ndalon dhe kontrollon kalimtarët, duke kërkuar prova se mund të jenë diversantë rusë. Ata kërkojnë telefona celularë. Ata janë të shqetësuar për njerëzit që transmetojnë informacione dhe fotografi të pozicioneve mbrojtëse të Ukrainës.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Disa qytete në lindje të Ukrainës janë targetuar nga raketat ruse dhe bombat. Në një varrezë në Kramatorsk, ku mbi 50 persona u vranë nga raketa në stacionin hekurudhor javën e kaluar, varre të reja tashmë po gropohen.

Përgjatë javëve të ardhshme, në lindje të Ukrainës do të ketë më shumë nëna që vajtojnë nga të dyja palët, nga Ukraina dhe Rusia. Kjo fazë e luftës do të jetë e vështirë për të dyja. Të dyja ka gjasa të përjetojnë humbje të mëdha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *