Lajme

Berisha publikon pamjet ku rojet e Bashës godasin me mjete të forta protestuesit – Video

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga dhuna e ushtruar ndaj protestuesve gjatë protestës së zhvilluar në PD.

“Shikoni Narkobanditet e Lul Braves se si godasin shtazerisht protestuesit”, shkruan Berisha në komentin që shoqëron pamjet e postuara në rrjetin social FB.

Teksa protestues tentonin të hynin në selinë e PD, persona të maskuar që dolën nga brenda selisë goditën me shkopinj protestuesit dhe hodhën spraj lotsjellës ndaj tyre. Një prej protestuesve u gjakos në pjesën e pasme të kokës nga dhuna e ushtruar.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Më pas, ndërhyri policia duke shpërndarë protestuesit me makina ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, që shkaktoi probleme shëndetësore te protestues dhe punonjës së mediave.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat se protestat do të vijojnë.

Lulzim Basha ka njoftua një konferencë për mediat në seli. Po ashtu edhe Komisioni i Rithemelimit, që thirri protestën, ka njoftuar një konferencë për mediat më vonë gjatë ditës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *