Bota

Nuk mori F35-sat, Turqia krijon “super-bombarduesin” e saj

Avioni luftarak (MMU), i kthyer gati në krenari kombëtare dhe i pari bombardues i shumëpritur i gjeneratës së 5-të të Turqisë, do të fluturojë në 2025-sën deklaroi  Recep Tayyip Erdoğan.

Avioni i parë luftarak autokton i Turqisë do të dalë nga hangari në vitin 2023, tha presidenti turk në ceremoninë e hapjes së 16 fabrikave që do të operojnë në Zonën e Industrisë dhe Hapësirës Ajrore në kryeqytetin Ankara, një qendër inxhinerike për prodhimin e avionëve luftarakë novatorë.

Ai do të zërë vendin e tij në qiej në vitin 2029 si fuqia goditëse e Forcave Ajrore Turke, pasi të ketë përfunduar me sukses procedurat e testimit”, u shpreh Erdogan. Rreth 2300 inxhinierë të përfshirë në projekt do të punojnë në këtë qendër, u shpreh ai. Turqia bën pjese ne klubin elitar të 10 vendeve në botë që mund të projektojnë dhe ndërtojnë luftanijet e tyre, dhe gjithashtu është ndër tre prodhuesit kryesorë të dronëve.

Lexo më shumë  Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Duke pretenduar rritjen e industrisë së mbrojtjes së Turqisë gjatë dy dekadave të fundit nën qeverisjen e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, AK, Erdogan nënvizoi se numri i projekteve të industrisë së mbrojtjes ka arritur në 750, ndërsa buxheti i tyre në 75 miliardë dollarë. Pavarësisht se kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh, çështja e blerjes së avionëve F35 nga SHBA-ja ka mbetur ende pa zgjidhje, ndërkohë që Turqia e kishte bërë pagesën për to por u hoq nga programi pas marrjes së sistemeve antiajrore ruse S400.

Lexo më shumë  Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën – 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *