Berisha: Protestë kombëtare më 8 janar, para selisë së PD
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar se në datë 8 Janar, do të zhvillohet një protestë përballë selisë së Partisë Demokratike. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Berisha thotë se protesta do të jetë kombëtare, dhe do të nisë në mesditë, përpara selisë së PD-së.
‘Protestë kommbëtare, jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve. 8 janar 2022. Ora 12:00.’- thuhet në njoftimin e shpërndarë.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD-së i kishin lënë afat deri në datën 5 Janar Bashës që të lironte paqësisht zyrën e tij. Basha me anë të një reagimi u shpreh se PD-ja nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën.
Rruga Press