Lajme

Serbia lavdërohet me armë të reja të blera nga Rusia, Vuçiç:Ushtarët janë të kënaqur

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar për një dërgesë të re të armëve nga Rusia megjithë frikën se investimi i madh i shtetit në ushtri mund të dërgojë në tensione të reja në rajon. Vuçiç mori pjesë në trajnim të ushtrisë në një bazë ushtarake afër Beogradit në të cilin ushtrim u përfshinë raketa anti-tanke “Kornet” që i kanë blerë së fundmi.

“Jam i gëzuar që ushtarët tanë janë të kënaqur për blerjet e Kornetëve nga Rusia. Është ndoshta një ndër armët më të mira anti-tank në botë. Kornetët janë një mjet i rëndësishëm mbrojtës për të larguar ndonjë agresion të mundshëm ndaj shtetit”, tha Vuçiç.

Serbia së fundmi është akuzuar se se po punon me Rusinë për të destabilizuar fqinjët: Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën. Së fundmi, Serbia është armatosur kryesisht me aeroplanë ushtarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme anti-raketore. Në muajt e fundit, Rusia i ka dhënë Serbisë 30 tanke luftarake dhe 30 transportues të blinduar.

Lexo më shumë  Marta Kos, mikja e Edi Ramës që akuzohet se ka qenë anëtare e UDB-së

Serbia gjithashtu ka blerë sistemin ajror të mbrojtjes të sofistikuar nga Rusia si dhe helikopterë transportues dhe dronë nga Kina. Vuçiç tha të hënën se Serbia “mbetet në rrugën e saj evropiane” por shtoi se do të vazhdojë të ushqejë lidhjet miqësore me Rusinë dhe Kinën.

Kroacia, e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s, është në një mini garë armatimi me Serbinë, e cila së fundmi ka marrë gjashtë avionë luftarakë MiG-29 të përdorur nga Rusia dhe katër të tjerë të këtij lloji nga Bjellorusia. Në nëntor, qeveria kroate njoftoi blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca.

Lexo më shumë  Ekspertët polakë zbulojnë pranë Shkodrës një tempull 2,000-vjeçar që dikur “kurorëzonte” një qytet të humbur

REL

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *