Lajme

Berisha paralajmëron protesta: Revolta e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për protesta këtë të premte.

Në një konferencë për mediat, ai tha se ishte i vonuar pasi zemrat e njerëzve po ziejnë dhe revolta e tyre është e madhe.

Ndër të tjera Berisha përmendi se lëvizjet janë interesante, ndonjëherë i udhëheq ti, ndonjëherë të udhëheqin ato.

Në kushtet kur Partia Demokratike është gati, sipas Berishës thirrja për protesta është e vonuar.

“I kemi grupet dhe qytetarët, kemi anëtarësinë, kemi grupet e interesit dhe nuk ka asnjë diskutim që do jemi në lartësinë e detyrimeve tona ndaj tyre,” – tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *