Lajme

Berisha: Ne jemi opozita e vërtetë, do të vazhdojmë marshimin pa u përkulur

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në këtë vend, opozita e vërtetë është ajo që ishte duke protestuar. Berisha tha se marshimi nuk do ndalet.

“Në narkoshtet, për fatin më të zi të këtij vendi, narkoqeveria dhe narkoopozita, janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane, e cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të ashpra të dhunës.

Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe do mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë.

Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri, dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD, përveçse me pengun e Edi Ramës, që quhet Lul Brava.

Lexo më shumë  Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kjo është një lëvizje e pandalshme, një betejë që nuk do ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që bëtë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Ata që mendojnë se do mbajnë pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre, gabohen rëndë.

Këta janë populli i referendumit të lirisë, janë qytetarët që kthyen në PD votën e lirsë. Sot shqiptarët panë fytyrën e vërtetë të Lul Pengut, që u mbrojt me gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës.

Lexo më shumë  Bashkitë në Shqipëri mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave në 2023 nga taksa e infrastrukturës

Mirënjohje të pakufishme ndaj dhjetëra-mjëra qytetarëve që bënë histori me protestën e tyre. Kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e protestes për liri dhe dinjitet njerëzor, por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë.

Shoqëria shqiptare do të çlirohet nga këta qytetarë të lirë, nga narkoshteti si forma më e shëmtuar e diktaturës. Ju ftoj të vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur,” tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *