Lajme

Berisha fton në debat publik Ramën

Sali Berisha ftoi Edi Ramën në një debat publik pas deklaratave të këtij të fundit se SPAK-u duhet ta hetojë për ato çka ka thënë Departamenti i Shtetit.

Gjatë një konference për shtyp Berisha tha se “E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë, t’ia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le t’i marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. T’ua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj”.

Berisha vazhdoi duke thënë: Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie ku jo fëmijët e mi, se ai është superskandal, por edhe sikur të jenë nënkontraktorë të atij tjetrit, kurrë. Ju e dini si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Kudo është Rama, nuk është Olsi. Olsi i pastron ato para me sportin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *