Lajme

Mehaj ka pritur një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë/Diskutojnë mbi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla, ka pritur në takim një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë, të kryesuar nga Kjersti C Klaeboe, drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Politikës së Personelit, Kompetencës, Integritetit dhe Shërbimeve të Përbashkëta Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Gjithashtu, pjesë e delegacionit ishte ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Norvegjinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Në këtë takim, Ministri Mehaj falënderoi shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ndihmën e dhënë për luftimin e pandemisë me Covid-19, si dhe në shumë fusha tjera. Me këtë rast, u theksua se shteti norvegjez ka qenë dhe është i përkushtuar për mbështetjen në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë.

Po ashtu, pas takimit me Ministrin Mehaj, delegacioni norvegjez ka vazhduar takimin e punës me stafin drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes ku është biseduar për gjetjen e formave të konkretizimit bashkëpunimit të mëtejmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *