Lajme

Berisha: Edi Rama është nën hetim nga FBI-ja!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI, për skandalin e McGonigal.

Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku tha se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës.

Berisha shprehu bindjen se kryeministrin nuk e mbron dot më askush dhe i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqje.

Lexo më shumë  Kryeminsitri Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë

Reagimi i Berishës:

Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza.

Ate nuk e mbron dot më askush!

Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt!

Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur!

Rruga Press

Lexo më shumë  Reagon Taravari: BDI-ja manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *