Lajme

Berat Rukiqi i kërkon Edi Ramës të ndërmarr masa ndaj deputetit Braçe: Po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të ndërmarrë veprime ndaj deputetit, Erjon Braçe që sipas Rukiqit “po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë “Doni Fruits”.

“Doni Fruits është tregim suksesi ne Kosove dhe rajon, nder kompanitë e rralla nga Kosova me sukses ne Shqipëri”.

Lexo më shumë  Arrestimi i disa zyrtarëve, Komuna e Fushë Kosovës: Nuk do të tolerojmë keqpërdorimin e pronës publike

“Ne besojmë fuqishëm qe Kryeministri Rama do të ndërmerr të gjitha veprimet institucionale që të ndalet shantazhi publik i z. Braçe, ndaj investitorit nga Kosova Doni Fruits”, ka shkruar Rukiqi.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që ta adresojë këtë çështje te ekzekutivi i Edi Ramës.

“Ne cilësinë e Kryetarit te Odës Ekonomike të Kosovës, e apeloj edhe Qeverinë e Republikës te Kosovës, te adresoj ketë çështje te autoritetet relevante ne Shqipëri”, ka kërkuar Rukiqi. /ekonomiaonline/

Lexo më shumë  Punonjësit e shërbimeve komunale në Durrës protestojnë për pagat: Na mbahen deri në 5 mijë lekë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *