Lajme

Bënë lëmsh, pronat e Dhërmiut. Ja lista me 189 pasuri që kanë pasur probleme me dokumentat

Pasuritë që ndodhen në fshatin Dhërmi, të cilat rrjedhin nga Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, janë bërë “lëmsh” nga zyrtarë të Drejtorisë së Administrimit të Mbrojtjes së Tokës në qarkun e Vlorës dhe kadastrën e këtij qyteti.

“Ora News”, zbulon ekskluzivisht listën e 189 pasurive që kanë pasur probleme me dokumentacionin, pasuri këto që më pas është dashur të korigjohen, si pasojë e fryrjes artificiale së sipërfaqeve tokësore, nga zyrtarë të “DAMT”-it dhe kadastrës në Vlorës.

Kjo është një listë e firmosur dhe vulosur nga drejtori i D.A.M.T-it në Vlorë, Bardhyl Gjika, e cila mban datën 20 nëntor 2020, por në fakt ka mjaft mangësëi, për sa i përket sipërfaqeve tokësore. Mbi të gjitha shumë prej dokumentave të gjetura në dosjet e këtyre pasurive kanë qënë fotokopje dhe jo origjinale, duke krijuar një situatë “lëmshi” dhe aspak të paqartë.

Sipas dosjes hetimore metrat e gastrave të tokave të përfituara sipas ligjit Nr. 7501, shtoheshin duke variuar nga 1 mijë deri në 2 mijë metra. Ndërsa fryrja më e madhe e tyre, është bërë në ndarjen e tokave që ishin kullota dhe që gjatë gushtit të vitit 1991, nuk janë ndarë nga Komisionet e Ndarjes së Pronave.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Pikërisht në këto sipërfaqe toke që ishin kullota, D.A.M.T-ti në Vlorë, ka fryrë sipërfaqet duke i dhënë 10 mijë deri në 40 mijë metra katror tokë, personave të ndryshëm. Dhe një gjë e tillë që tashmë është provuar dhe nga prokuroria e Vlorës,ka ndodhur në zonat e quajtur, Gjilepë, Gjipe, në vendin e quajtur “Kondraqja”, “Lamishja”, “Zervo”, “Agnea” dhe “Perivol”.

Për shkak të abuzimeve me dokumentacionit dhe fryrjes artificial të sipërfaqeve të tokave, tashmë situata në këtë fshat ka dalë jashtë kontrollit. Jo vetëm për shkak se çështjen tashmë e ka marë në dorë prokuroria e Vlorës, e cila ka sjellë arrestimin e Bardhyl Gjikës dhe Klodian Trocit, por edhe për shkakun e lindjes së konflikteve mes pronarëve dhe blerësve.

Lexo më shumë  “Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Shumë biznesmenë nga Tirana dhe jo vetëm, kanë investuar para në blerjen e pasurive të paluajtshme në fshatin Dhërmi, pasuri këto që tashmë kanë dalë me probleme.

Bënë lëmsh, pronat e Dhërmiut. Ja lista me 189 pasuri

/ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *