Lajme

Begaj dekoron ambasadorin William Walker me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Presidenti i Republikës Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekoruar ambasadorin amerikan, William Walker me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Begaj deklaroi me këtë rast, se Walker është njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.

“Ambasadori William Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dekorimit.

Begaj tha në vijim se Walker, njëzet e katër vjet më parë u bë dëshmitar i një prej masakrave më të

Në vijim Begaj theksoi se falë veprimeve dhe angazhimeve të Walkerit e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

“E gjithë bota e qytetëruar u trondit!. Vendet e qytetëruara dhe demokratike si edhe komuniteti ndërkombëtar reaguan me shpejtësi për të dënuar gjenocidin në zemër të Evropës dhe për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviqit në Kosovë”, deklaroi presidenti Begaj.

Kreu u shtetit shqiptar ka shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit Walker për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh të shqiptarëve, por edhe për botimin e librit për masakrën e Reçakut.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

“Ju do të botoni një libër për Reçakun. Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë. Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, Ambasadorit William Walker kam nderin t’i jap në emër të shtetit shqiptar dhe në emër të të gjithë shqiptarëve një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të ‘Kalorësit të Urdhrit të Flamurit’”, tha Begaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *