Befasi në sondazhin republikan, Trumpi s’është i pari
Në një sondazh të ri në lidhje me kandidatët e mundshëm republikanë për president në vitin 2024, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis doli para Donald Trumpit me 23 pikë, shkruan The Guardian.
Votuesit me prirje republikane dhe republikanët i dhanë goditjen e madhe egos së ish-presidentit Trump në një sondazh të kryer nga USA Today dhe Universiteti Suffolk, që u publikua të martën.
Një tjetër sondazh që e mbulonte të njëjtën periudhë kohore, nga Morning Consult, i dha Trumpit epërsi prej 18 pikësh ndaj DeSantis.
Sidoqoftë, David Paleologos, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Politike të Universitetit Suffolk, i tha USA Today: “Republikanët dhe konservatorët e pavarur duan gjithnjë e më shumë trumpizmin pa Trumpin”.
Kjo ka qenë e qartë që ka luajtur rol në ngritjen e DeSantisit, një ish-avokat ushtarak amerikan dhe kongresmen i së djathtës ekstreme, i cili ka ndjekur politika të vijës së ashpër dhe teatralisht mizore si guvernator i Floridës, veçanërisht mbi emigracionin dhe arsimin.
Muajin e kaluar, DeSantis shënoi një fitore bindëse në garën për guvernator.
Trumpi shpalli kandidimin e tretë radhazi për nominimin republikan për president menjëherë pas zgjedhjeve afatmesme.
Por ai ka treguar vrull të tepruar, veçanërisht pasi shumica e kandidatëve që mbështeti Trumpi humbën zgjedhjet afatmesme.
USA Today ka thënë se sondazhi i saj tregoi se mes votuesve republikanë dhe me prirje republikane, entuziazmi për një tjetër kandidim të Trumpit po zvogëlohet.
Rruga Press