Lajme

Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Është rihapur masa për mbështetjen e punësimit të grave në kuadër të Pakos së Ringjalljes, nëpërmjet së cilës bizneset që hapin vende të reja pune për gratë dhe vajzat do të subvencionohen 50 për qind të pagës për tre muaj. Siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, masa do të vlejë deri më 15 prill.

Pika 1.3 e Pakos së Ringjalljes parashihte që për secilën grua që s’ka qenë e punësuar në tre muajt e fundit, e që punësohej, do të subvencionohej gjysma e pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimum prej 150 euro në muaj. Pas tremujorit të parë, do të subvencionohej kontributi pensional në vlerë 10 për qind për 12 muaj.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Ministri Murati ka thënë se vitin e shkuar janë punësuar afër 5 mijë gra dhe vajza.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë. Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim. Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Për këtë masë shteti pati ndarë 5 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *