BallinaLajme

Bebe Rexha tregon si e ndihmoi Kim Kardashian të pranonte origjinën shqiptare: Nuk doja të tregoja nga vija sepse…

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj por duket se nuk ka qënë gjithmonë krenare për origjinën e saj. Në disa “Instastory”, ajo ka treguar se teksa rritej në SHBA kishte si modele vajzat bionde me sy blu, që e bënin të fshihte identitetin e saj. Por mesa duket Kim Kardashian, e ka bërë që të ndryshojë mendim, duke i hequr “frikën” se nuk do të pranohej. 

Në rrëfimin e saj, Rexha ka “premtuar” se nga sot e tutje do të tregojë akoma më shumë detaje nga vendi ku vjen, pasi është krenare.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Jam rritur në SHBA dhe isha fanse e madhe e Britney, Christina Aguileras dhe shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to në mënyrë që të isha në muzikë dhe jo të tregoja se nga vija. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija,sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje kulturën tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe, ikonë me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, armene me format e mrekullueshme dhe të ndryshon trajektoren e bukurisë. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Do të kërkoj më shumë nga kultura ime sepse më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”, thotë Bebe.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen
YouTube player