BallinaLajme

Ambasadorja amerikane përgëzon Shqipërinë për kryesimin e OSBE: Udhëheqje e suksesshme në një vit të vëshirë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur drejtimin e OSBE nga Shqipëria. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se vlerëson udhëheqjen e Shqipërisë në një vit të vështirë.

“Urime Shqipërisë në udhëheqjen e suksesshëm të OSBE-së përmes vitit më të vështirë. Vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë kritike.” -shkruan ambasadorja Kim, ndërsa citon në postimin e saj pjesë nga fjala e kryeministrin Rama.

“Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme. ”- përfundon ajo. 

YouTube player