Bota

BE përgatitet për mbërritjen e miliona refugjatëve

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për fluksin e miliona refugjatëve ukrainas në rast të një pushtimi rus, ndërsa Bashkimi Europian po përgatitet për mbërritjen e miliona refugjatëve, shkruan The New York Times.

Komisionerja Europiane për Imigracionin Ilva Johansson tha gjatë një vizite në Poloni të martën se ekspertët e BE-së po hartojnë plane për të menaxhuar fluksin e madh të refugjatëve ukrainas.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

“Edhe pse nuk është e qartë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ne duhet të përgatitemi për mbërritjen  masive të refugjatëve ukrainas në Bashkimin Europian, tha Johansson.

OKB-ja i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbledhë 190 milionë dollarë në mbështetje të ukrainasve, megjithëse deri më tani është mbledhur vetëm 9% e kësaj shume.

Lexo më shumë  Edhe Bjellorusia pjesë e stërvitjes ushtarake bërthamore të Rusisë

“Nëse shpërthen lufta, ndikimi në popullin ukrainas dhe në Europë do të jetë i madh”, tha Lani Fortier, një zyrtar i lartë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *