Lajme

Aksion i Doganës në tre barnatore të Prishtinës – konfiskohen barna të kontrabanduara në vlerë 10 mijë euro

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në tri barnatore në Prishtinë.

Siç njoftohet, gjatë kontrollës është hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10 mijë euro.

Me këtë rast malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtse.

Lexo më shumë  Haxhiu vlerëson mbështetjen suedeze për auditimin

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./Telegrafi/

Lexo më shumë  Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *