Bota

BE ndalon shitjen e makinave me lëndë djegëse nga viti 2035

Duke nisur nga viti 2035, në Bashkimin Europian nuk do të shiten më makina me motor me djegie të brendshme. Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE, deklaroi se negociatorët e shteteve anëtare, të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian ranë dakord për të ndaluar efektivisht shitjen e makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë nga viti 2035. Kjo synon të përshpejtojë kalimin në automjete elektrike. Gjithashu tentohet të luftojë ndryshimet klimatike.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme me 55% deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Por ekspertët janë shprehur se një gjë e tillë duket mjaft e vështirë.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave dhe makinat e reja elektrike do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë,” ka bërë të ditur kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.

Shefi i politikës klimatike të BE-së Frans Timmermans është shprehur se marrëveshja dërgon një sinjal të fortë për industrinë dhe konsumatorët dhe se Evropa po përqafon kalimin drejt lëvizshmërisë me emetim zero.

Lexo më shumë  Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Marrëveshja e cila synon që të ulë me 100% emetimet e dioksidit të karbonit deri në 2050 totalisht është shumë herë më e lartë se objektivi që u vendos rreth një vit më parë prej 37.5%. Ligji, të cilin Komisioni e propozoi për herë të parë vitin e kaluar, është një shtyllë kyçe në një paketë më të gjerë masash të BE-së për të përmbushur objektivat e BE-së për ndryshimin e klimës. Makinat janë aktualisht përgjegjëse për 12% të të gjitha emetimeve të karbonit në bllokun e BE-së, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën./ Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *